Video – Rama në Dukat për propagandë, pritet me këngë labçe
Hapja e përkohshme e tunelit të Llogarisë është një tjetër rast i shfrytëzuar nga kryeministri Edi Rama për të propaganduar se “qeveria bën punë të mira”.
Këtë të premte, Rama, bashkë me zëvendëskryeministren Belinda Balluku e ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka udhëtuar drejt Dukatit, ku është dhe hyrja e tunelit të Llogarisë që të nxjerr në Palasë.
Sebepi është ceremonia e inaugurimit.
Rama është pritur në Dukat me këngë labe.
Tuneli i Llogarisë, i cili sipas qeverisë do të mbyllet sërish pas sezonit veror për tu hapur përfundimisht në një moment të dytë, do të jetë pa pagesë vetë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet taksa e rrugës prej 5 eurosh.
Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Balluku ka marrë kritika nga opozita lidhur me procedurën tenderuese të projektit: Fituesi mori 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët.
Burimi