Video që tregon se drejtuesit e spitalit e dinin ç’ndodhte tek spitali Onkologjik

Video që tregon se drejtuesit e spitalit e dinin ç’ndodhte tek spitali Onkologjik

Mjekët e spitalit Onkologjik janë në shënjestër të drejtësisë dhe të opinionit publik pas mesazheve të përgjuara që tregojnë se si pacientët me kancer shfrytëzoheshin për të fituar para duke u shitur ilaçe apo duke i drejtuar në klinika private. Por një investigim i Piranjave tetë muaj më parë tregon se si ish drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Albana Fico u lajmërua për atë që ndodhte, por refuzoi të merrte masa. Kur gazetarja i thotë se pacientët me kancer po i blejnë ilaçet në privat ajo thotë se “nuk mund të më bësh ti mua pyetje të paqenësishme dhe të kërkosh përgjigje”. Shiko videon KETU.
Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës ilaçet që pacientët duhej t’i merrnin falas kalonin dorazi dhe shiteshin në farmaci me çmime marramandëse deri në 1500 euro një flakon. Ndërkohë që pacientët me kancer sorollateshin në spitalin shtetëror me qëllim, për të përfunduar pastaj në operacionet e klinikave private ku paguanin nga 2 mijë e 500 deri në 3  mijë euro për një ndërhyrje.
Burimi