(VIDEO) Plas grushti në koncertin e këngëtarit grek në Palasë, kush janë dy autorët dhe i plagosuri, njëri i përfshirë në politikë

(VIDEO) Plas grushti në koncertin e këngëtarit grek në Palasë, kush janë dy autorët dhe i plagosuri, njëri i përfshirë në politikë

Këngëtari i njohur grek Konstandinos Argjiros, ishte i ftuar një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë, por pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”.
Festa ka shkuar keq për grupin e djemve të cilët siç thuhet jo zyrtarisht nisën të grushtohen e të qëllojnë me shkelma trupit ndaj njëri-tjetrit, për një të parë shtrembër e për shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar.
Siç shihet dhe në një video, disa persona rrihen me grushte e me sende të forta me tyre, ndërsa një burrë shihet duke u shembur pa ndjenja në tokë.
njëri prej personave në kërkim është edhe Fatmir Bejo 30 vjeç, i përfshirë në plagosjen me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’ dhe në dhunimin e pengmarrjen  për disa orë në prill të 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro. Mbetet e paqartë nëse Fatmir Bejo ishte ende në kërkim dhe ka shkuar ndërkohë nën hundën e policisë, në koncertin në Palasë për tu argëtuar me shoqërinë.
I kërkuari Xhoni Spaho rezulton të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’ që drejtohet nga Edmond Stojku.
Policia raporton se ngjarja ndodhi të hënën më datë 26 gusht, por burime konfidenciale thonë se përleshja ka ndodhur të shtunën e 24 gushtit 2024, pra 2 ditë më parë.
Jo vetëm kaq. Për ngjarjen policia është treguar e rezervuar në informacione duke mos dhënë identitetet e të përfshirëve dhe aq më pak dinamikën e ngjarjes apo nëse në motivi i kësaj përleshje shkon përtej “pse më sheh?”
Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.
Njoftimi i policisë:
‘Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.’- njoftoi policia.
Burimi