(VIDEO) Mbeti e bllokuar 6 orë në kanionin e Gjipesë, Policia dhe FNSH nxjerrin turisten gjermane
Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një turiste e cila kishte mbetur e bllokuar në Kanionin e Gjipesë.
Shpëtimi i saj është bërë pas 6 orësh kërkime në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm.
Turistja gjermane është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime.
Njoftimi:
Mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë ????, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe ato të FNSH-së i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane.
Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.
Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni.
Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet e Policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e turistes, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët dhe turistët, në rast emergjencash ose kur keni nevojë për ndihmë, ju lutemi telefononi në numrin pa pagesë 112 ????. Shërbimet e Policisë janë gjithmonë në gatishmëri për t’ju ndihmuar dhe për t’ju siguruar në çdo moment dhe në çdo vend!
gijotina.com/
Burimi