VIDEO/ Majko si Rama, shtyn gazetaret në hyrjen e Kuvendit. Më pas kërkon ndjesë

VIDEO/ Majko si Rama, shtyn gazetaret në hyrjen e Kuvendit. Më pas kërkon ndjesë

Deputeti socialist Pandeli Majko u revoltua ditën e sotme përpara hyrjes në parlament. Sot, ai u shfaq ndryshe me gazetarët, duke bërë një reagim agresiv, të ngjashme me ato të para nga kryeministri Edi Rama.
Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Majko fillimisht nuk po fliste, ndërsa gazetarët insistuan. Pas kësaj, Majko largoi me forcë mikrofonin.

Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?
Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet…
Majko: Të lutem tani.
Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni.
Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama?
Akti i Majkos u dënua nga Shoqata e Gazetarëve Europianë, që në një reagim u shpreh se shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjoralba Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave.
“Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cënojnë punën dhe misionin e medias”, thuhet më tej në reagim.
Deputetes e opozitës Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa gjithashtu dënuan veprimin e deputetit socialist Pandeli Majko, duke vënë në dukje se një nga gazetaret ishte shtatzënë.
Më vonë gjatë seancës plenare, Pandeli Majko kërkoi ndjesë.
“Vlerësova të kërkoj një ndjesë karshi gazetareve për shtyrjen e mikrofonave, ndjesën më të veçantë dëshiroj t’ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzëne”, tha ai.
Lexo edhe: Bullisti i vjetër Rama me përpjekje të re për t’ua hipur mediave
Burimi