VIDEO/ Kuvendi kyç dyert për të mbajtur jashtë deputetët e opozitës
Disa dyer të Kuvendit, socialistët kanë angazhuar efektivët e Gardës për t’i bllokuar, teksa ka dhe dyer që iu është vënë dryni dhe zinxhiri prej hekuri. Gjithçka është bërë me qëllim për të moslejuar deputetët e Partisë Demokratike që të futen në Kuvend.
Sekretari i Pergjithshë, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e deputetëve.
“Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këtra opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci.”, tha Flamur Noka.
Arsyeja pse nuk lejohen demokratët është për shkak të vendimit të marrë nga socialistët për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati do të qëndrojnë për 60 ditë jashtë aktiviteve parlamentare, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuart me nga 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me 10 ditë, edhe pse ai pretendon se nuk ka qenë fare aty.
Dënime ekstreme nga mazhoranca për tensionet e të hënës, për ta lënë Kuvendin pa opozitë, ashtu siç preferon kryeministri Edi Rama.
Burimi