Video – Fundjava risjell trafikun kilometrik në rrugët e vendit

Video – Fundjava risjell trafikun kilometrik në rrugët e vendit

Lëvizja e qytetarëve ka shkaktuar trafik të rënduar këtë të diel në disa akse të vendit, kryesisht ato që lidhen me zonat bregdetare.
Vetë Policia Rrugore konfirmon se “për shkak të fluksit të madh, ka ngadalësim të lëvizjes në akset rrugore Shëngjin-Lezhë-Milot, Gjiri i Lalzit-Vorë, Rrogozhinë-Bradashesh, dhe Librazhd-Bradashesh”.
Fluks të shtuar raportohet dhe në rrugët interurbane Durrës-Tiranë dhe Elbasan-Tiranë.
Prej vitesh tashmë, situata me trafikun shfaqet shumë problematike gjatë sezonit veror të dielave pasdite, teksa qytetarët zgjedhin ta kalojnë ditën në zonat bregdetare për tu kthyer n banesa gjatë pasdites. Në kthim megjithatë, hasen me radhë kilometrike trafiku.

Policia Rrugore njofton se “ka rritur prezencën e shërbimeve në akset rrugore nacionale dhe në ato hyrëse në qendrat urbane, nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjeteve nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës”. Njëkohësisht, shton se “po monitorohen me dronë akset nacionale për të parandaluar parakalimet e gabuara që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore dhe për bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve”.
Policia apelon për drejtuesit e automjeteve të qëndrojnë në radhë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të respektojnë shpejtësinë në akset që nuk ka fluks të shtuar si dhe të përdorin rrugë alternative.
Burimi