(Video) Anglia fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë, “3 luanët” në çerekfinalen e Europianit

(Video) Anglia fiton me përmbysje ndaj Sllovakisë, “3 luanët” në çerekfinalen e Europianit

Anglia shmang disfatën, teksa triumfoi në Europian ndaj Sllovakisë, vetëm falë një përmbysje 2-1. Për të përcaktuar fituesin, u nevojiten 120 minuta lojë, mes spektaklit në Gelsenkirchen.
Të besuarit e trajnerit Calzona ndëshkuan britanikët në minutën e 25-të, me anë të Shcranz, i cili finalizoi në mënyrë perfekte një aksion të bukur.
Minutat e para ishin mjaft të luftuara, të dyja skuadrat u përpoqën që të krijojnë mundësi, duke bërë kështu që ndeshja  të jetë mjaft interesante. Ekipi i Southgate pretendoi penallti (23’) pas një rrëzimi në zonë, por pas një kontrolli me VAR, arbitri turk Meler sinjalizoi vijimin e lojës. Në fillimin e pjesës së dytë, Foden vendosi ekuilibrat por goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Anglia shtoi presionin dhe në “frymën e fundit” dërgoi shifrat në 1-1 me Bellingham, duke dërguar ndeshjen në shtesë. Kane përmbysi shifrat në të 92-tën, pas një asisti të Toney. Anglia mbrojti rezultatin deri në fund, për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale, aty ku do përballet me Zvicra.

ANGLI 2-1 SLLOVAKI
Bellingham 90+5′, Kane 91′ / Schranz 25′
91′ GOOOL ANGLIA 2-1/ Kane godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (VIDEO)
90+5′ GOOOL ANGLIA 1-1/ Bellingham me një roveshat çon topin në rrjetë dhe barazon takimin. (VIDEO)
25′ GOOOL SLLOVAKIA 0-1/ Schranz merr një top në zonë dhe i vetëm përballë Pickford nuk gabon. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.
Trajner: G. Southgate
SLLOVAKIA: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Haraslin, Strelec.
Trajner: F. Calzona
Burimi