Vetura dhe furgoni përfshihen nga flakët në Kosovë, vdes një person brenda

Vetura dhe furgoni përfshihen nga flakët në Kosovë, vdes një person brenda

 Ka vdekur personi i cili mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Përçevë të Klinës.
“Personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinë e cila ishte përfshirë nga flakët bashkë me kombibusin ka vdekur”.
“Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, tha zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi. Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Përçevë të Klinës, ku një veturë dhe një kombibus janë përfshirë nga flakët pas përplasjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit po dyshohet se një person ka mbetur brenda.
“Policia ka marrë njoftimin për aksidentin në orën 19:05. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, u shpreh Gashi.
Aktualisht, policia po pret informacione të reja nga vendi i ngjarjes për të konfirmuar situatën dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së personit që dyshohet të ketë mbetur brenda automjetit të djegur.
Burimi