“Vendimi i Zonjës ‘Pushka’”/ Gjekmarkaj: Turp për kolegët! Mos na buzëqeshni më!
Deputeti i Partisë Demokratike, Agon Gjekmarkaj, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin me 10 deri në 60 ditë nga Kuvendi të 24 deputetëve të PD-së, pas kaosit që u krijua në seancën e fundit.
Teksa ka ironizuar masat e marra ndaj tij dhe kolegëve të tij, Gjekmarkaj thotë se vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit, është de fakto shuarje e Parlamentit!
Demokrati shkruan se ky i sotmi ishte një vendim që sipas tij tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës, ndërsa nuk ka kursyer dhe kritikat për kolegët socialistë.
“Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padenjësisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur”, shkuan Gjekmarkaj.
Reagimi i plotë
Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit!
Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!
Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur.
Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!
E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!
Burimi