Vëllezërit, djali dhe nipi në kërkim, vajza e ish-deputetit Rraja në Asamblenë e PS-së

Vëllezërit, djali dhe nipi në kërkim, vajza e ish-deputetit Rraja në Asamblenë e PS-së

Partia Socialiste mbajti të dielën e kaluar Kongresin Zgjedhor, ku veç propgandës për Qeverisjen e Ramës, u zgjodhën dhe anëtarët e rinj të Asamblesë.
Tek 156 emrat e rinj që iu bashkuan Asamblesë së PS-së, vihet re se pjesë e listës është edhe Albora Rraja, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja.
Ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati i deputetit pas skandalit në Fushë Krujë, ku familjarët e tij u përfshinë në dhunën për guroren, duke rrahur brutalisht dy banorët të Borizanës që kishin denoncuar prishjen e banesave të tyre. Në dhunë u përfshinë edhe djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, nipi Klajdi Rraja dhe dy vëllezërit, Xhelal e Flamur Rraja. Pamjet e publikuara tronditën opinionin publik, duke bërë që kryeministri Edi Rama të detyronte Rrajën të jepte dorëheqjen.
Gjithashtu, familjarët e ish-deputetit Rrahman Rraja, si nipërinjtë e tij dhe i vëllai Xhelal Rraja ndodhen në burg, të akuzuar për trafik droge apo vrasje.
Burimi