Veliaj në burg për korrupsion, i vëllai qindra mijëra dollarë për mbrojtjen në Apel studios amerikane

Veliaj në burg për korrupsion, i vëllai qindra mijëra dollarë për mbrojtjen në Apel studios amerikane

Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veliaj dhe që po hetohet për disa vepra të rënda që nga pasuria e tij e paligjshme dhe e familjarëve të tij deri tek pastrimi i parave, po i lëviz të gjithë gurët për të bërë të mundur daljen e tij nga qelia.
Dhe për këtë realizuar këtë plan tashmë ka aktivizuar “ortakun” e tij të besuar Arbër Veliaj që është i vëllai dhe njëkohësisht person nën hetim në të njëjtën çështje.
Pasi mori miratimin e posaçëm që të kishte takime të vazhdueshme me familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të Bashkisë në qelinë e paraburgimit të Durrësit, Arbër Veliajt i është ngarkuar detyra për të pajtuar studiot më të forta ligjore përmes parave të fituara në “vjedhjen” ende të dyshuar të parave të qytetarëve të Tiranës.
Pra me paratë e fituara në kurriz të qytetarëve vëllezërit Veliaj po paguajnë për t’u mbrojtur.
Burime bëjnë me dije se Arbër Veliaj ka paguar 300 mijë dollarë një studioje ligjore amerikane që do të bëjë kopsitjen e mbrojtjes në seancën që do të mbahet në Apelin e GJKKO-së të martën e ardhshme, por edhe pas saj nëse do të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, do të zhvillohet në 11 mars në orën 10:00 dhe gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen është Engert Pëllumbi.
Erion Veliaj është arrestuar me 10 shkurt për akuza të rënda, si pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion.
Vëllai i kryebashkiakut ka qenë gjithashtu nën hetim nga SPAK, por sipas dosjes paraprake ndaj tij nuk është caktuar asnjë masë sigurie.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.
Kujtojmë se nën hetim është edhe vetë Arbër Veliaj, i cili përmes kompanive të tij anonime deri në vitin 2015 ka xhiruar rreth 30 milionë euro, dhe kjo ka ndodhur gjatë periudhës që i vëllai u zgjodh kryetar bashkie i Tiranës.
Aktiviteti i Arbër Veliajt shtrihet edhe jashtë Shqipërisë në dy kompani, njëra për investime dhe tjetra kompani në fushën e reklamimit.
Dy javë më parë ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që hodhi një akuzë ndaj vëllait të Erion Veliajt, duke deklaruar se ai është kthyer nga Viena dhe po hedh para për të ndihmuar të vëllanë e burgosur.
Berisha ka publikoi mesazhin e një “qytetari dixhital”, i cili thoishte se fillimisht Arbër Veliaj u ka kërkuar mediave dhe portaleve që të publikohen sulmet e Veliajt nga burgu (teksa përmend edhe disa media që sipas tij janë financuar me shuma të konsiderueshme monetare).
Sipas denoncimit strategjia e vëllezërve Veliaj është që ta kthejnë situatën në një çështje hetimi jo normale kur në fakt është një çështje e pastër korrupsioni. Sipas denoncimit të Berishës, Arbër Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milionë euro reklama në 10 vite që Veliaj është kryetar bashkie në Tiranë nga 2015 deri në 2025.
Më tej thuhet se vetëm nga kompania “One” ai ka marrë rreth 5 milionë euro vitin e fundit ku ndër to, të paktën 1 milionë euro sipas tij kësaj kompanie ja ka dhënë vetë Erion Veliaj, akuzë që Berisha e përsërit edhe gjatë ditës së sotme në bashkëbisedimin me gazetarët.
/Ora News/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente