Veliaj bën pis “Paradën e Shqiptarëve”, nxjerr me zor punonjësit për të mbushur sheshin
Për të dytën herë radhazi, Tirana do të shohë paradën e “Paradën e Shqiptarëve”, një aktivitet në përkujtim të figurave të shquara të Kombit, që realizohet këtë të enjte në Ditën e Flamurit.
Ashtu si një vit më parë, atdhetarë të veshur si Skënderbeu, Ismail Qemali dhe figura të tjera të shquara do të Kombit do të parakalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shqiptarë nga e gjithë bota pritet të jenë pjesë e aktivitetit, që përveçse patriotëve do të ketë edhe personazhe të errët. Një i tillë është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i zhytur në afera korruptive, por që çuditërisht vijon ti shpëtojë prangave të drejtësisë së re.
Ashtu si një forcë e errët që infekton çdo gjë që prek, Veliaj i zi po bën pis edhe eventin që mbahet në këtë ditë të shënuar. Siç mëson “Gijotina”, Erion Veliaj ka detyruar punonjësit e bashkisë që të jenë pjesë e aktivitetit këtë të enjte dhe të shërbejnë për të mbushur sheshin. Punonjësit, të cilët duhet të jenë të lirë për ta shijuar këtë ditë sipas dëshirës së tyre, detyrohen me urdhër të diktatorit të Bashkisë të shërbejnë si zbukurim për qefin e Veliajt.
Përdorimi i administratës në këtë formë është denoncuar edhe më herët. Mitingjet e Partisë Socialiste janë rasti tipik, ku administrata urdhërohet të mbushë sheshin kundër vullnetit të tyre. Raste edhe më flagrante janë ato të përdorimit për fushatë, ku punonjësit zhvishen nga dinjiteti dhe kërcënohen për të siguruar vota për Veliajn e zi dhe Partinë Socialiste.
Burimi