Vdes tragjikisht punëtori në Tiranë! Bie nga kati i 7-të i pallatit në ndërtim
Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Rrugën Dervish Luzha, në zonën e 5 Majit, ku një punëtor gjeti vdekjen tragjike pasi ra nga kati i shtatë i një pallati në ndërtim. Ngjarja ndodhi tek kompleksi i ri i pallateve që janë në ndërtim.
Ngjarja ka tronditur jo vetëm kolegët e viktimës, por edhe banorët dhe kalimtarët në zonë.
Sipas dëshmitarëve, punëtori fatkeq ra nga një lartësi e konsiderueshme, dhe përpjekjet për ta shpëtuar ishin të kota.
Një punëtor tjetër, i pranishëm në vendngjarje, tregoi se kishte njoftuar kolegët dhe qytetarët që ndodheshin aty për ngjarjen e rëndë.
Forcat e rendit shoqëruan punëtorët për të marrë dëshmitë e tyre dhe vendosën bllokimin e punimeve deri në përfundimin e hetimeve për shkaqet e tragjedisë.
Incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë në kantieret e ndërtimit dhe priten detaje të reja për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Burimi