Vajza e Haxhinastos dhe djali i Nasip Naços bëhen prindër për herë të parë, ish-ministrat postojnë foton e nipit/FOTO

Vajza e Haxhinastos dhe djali i Nasip Naços bëhen prindër për herë të parë, ish-ministrat postojnë foton e nipit/FOTO

Dy ish-ministrat e LSi-së, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë gjyshër. Franko, djali i Nasip Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos janë bërë prindër për herë të parë, ndërsa tashmë dhe dy ish-ministrat që janë krushq gëzojnë “statusin” si gjyshër. Çifti ka vendosur që fëmijën e tyrë të parë ta quajnë Gregory.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije Edmond Haxhinasto, i cili ka ndarë një foto të prindërve, teksa mbajë dorën e bebit të porsalindur dhe shkruan: “Mirëseerdhe, jetë të gjatë, shëndet e mbarësi, Gregory Naço, që na dhe shumë gëzim dhe na i zbukurove më shumë jetët tona”.

Po ashtu edhe deputeti Nasip Naco ka ndarë një foto të nipit të porsalindur teksa shkruan: “Sot, në orën 11:11, ju bashkua familjes, Gregory Naço”.

Kujtojmë që edhe pse jetë janë krushq, në politikë Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në tashmë e quajtur (Partia e Lirisë) dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.
Në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 kandidoi për deputet edhe Haxhinasto, por i renditur i shtati në listën e LSI-së në Tiranë, ai nuk arriti ta fitonte mandatin.
Burimi