Ushqyerja me gji ndihmon në luftën kundër osteoporozës

Ushqyerja me gji ndihmon në luftën kundër osteoporozës

Kockat e nënave që sapo kanë lindur forcohen edhe më shumë pas lindjes, shkruan focus.it.
Sipas një studimi gjatë dhënies së gjirit, rezervat e kalciumit në kocka përdoren për ta bërë qumështin më ushqyes, me pasojë humbjen e masës dhe dendësisë, gjë që shoqëron nënat e reja deri sa të heqin nga gjiri fëmijët e tyre.
Megjithatë, shumica e grave e kalojnë këtë periudhë të rritjes së brishtësisë së skeletit pa probleme.
Duhet të ketë një mekanizëm që kompenson dëmtimin e kockave.
Por, cila?
Një hormon i prodhuar nga truri gjatë ushqyerjes me gji dhe i identifikuar rishtazi tek minjtë femra, duket se kundërshton humbjen e masës dhe densitetit kockor për shkak të përdorimit të ndryshëm të kalciumit në organizmin e nënës.
Zbulimi, mund të na japë një mjet të ri për të trajtuar osteoporozën, përkeqësimin e indit kockor me pasojë rritjen e brishtësisë së tij.
Përveç ridrejtimit të kalciumit drejt prodhimit të qumështit, ushqyerja me gji çon në një ulje të niveleve të estrogjenit, një hormon thelbësor për shëndetin e kockave, ulja e të cilit (edhe në faza të tjera të jetës së një gruaje, si në menopauzë) shkakton humbje të densitetit të kockave dhe një rrezik në rritje për fraktura.
Pavarësisht kësaj, shumica e nënave të reja e tolerojnë stresin që kjo fazë sjell në sistemin skeletor pa probleme, derisa shëndeti i kockave të kthehet në optimale, midis 6 dhe 12 muajsh pas përfundimit të ushqyerjes me gji.
Burimi