Ushqimi që redukton fryrjet dhe ju ndihmon të keni bark të sheshtë

Ushqimi që redukton fryrjet dhe ju ndihmon të keni bark të sheshtë

Duke përfshirë kosin në mëngjes ose duke e konsumuar edhe mes vakteve, do të arrini të keni një bark të sheshtë, duke reduktuar fryrjet.
Faktin se pse zgjohemi të fryrë në mëngjes dhe e mbyllim ditën me bark të fryrë, Dr. Fermín Mearin Manrique, drejtor i shërbimit të sistemit të tretjes në Centro Médico Teknon dhe anëtar i Top Doctors, shpjegon:
“Është e zakonshme që fryrja e barkut të rritet në progresion gjeometrik: më pak në mëngjes dhe më shumë në fund të ditës. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se gazrat grumbullohen gradualisht dhe muskujt e barkut humbasin forcën e tyre. Stresi është një faktor i madh rëndues për këtë problem!”
Studime të shumta kanë zbuluar se një dietë e pasur me ushqime probiotike, si kosi, rrit diversitetin e mikrobiomës dhe redukton inflamacionin e barkut.
Kosi përbëhet nga probiotikë, të cilët janë baktere të dobishme që jetojnë në zorrë dhe ndihmojnë procesin tonë të tretjes. Prandaj, ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e atij organi të veçantë.
Si të zgjidhni një kos të shëndetshëm
Shumëllojshmëria sot është aq e madhe dhe e ndryshme sa është e rëndësishme të dini se si të zgjidhni më të mirën. Një kos i shëndetshëm është ai, etiketa e të cilit përfshin vetëm 2 ose 3 përbërës: qumësht, fermente laktike dhe pluhur qumështi. Kini kujdes me jogurtet me aromë sepse përmbajnë sheqer, ëmbëlsues dhe ngjyrues. Nëse duam të shtojmë shije, preferojmë jogurtet natyrale dhe shtojmë fruta në to.
Burimi