
“Unë jam me Gjestin! Djaloshi pa shkollë, por më i vërteti”/ Egla: Disa nuk guxojnë as ta
Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për banorin e këtij sezoni, Gjestin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thekson se Gjesti nuk ka rival brenda shtëpisë dhe se të tjerët ose i afrohen nga frika, ose nuk guxojnë ta nominojnë. Ai shton më tej se Gjesti është një djalosh pa shkollë, por më i vërteti brenda shtëpisë së “Big Brother Albania 4”.
“Një përqafim të ngrohtë Eglit: ndienjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë – por ka shërim! Sa i përket Gjestit, dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbehin tingullin. Disa e kanë “frikë” dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë as nga ta kapin. Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po, po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkruan aktorja.
Egla, e njohur për karakterin e saj të fortë gjatë qëndrimit në BBVIP, e konsideron këtë format si një nga spektaklet më të paparashikueshme, ku në thelb “ruhet njeriu”.
Burimi