U përvetësuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen toka me vlerë 35 mln euro në Himarë

U përvetësuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohen toka me vlerë 35 mln euro në Himarë

Gjykata e Vlorës, me kërkesë të prokurorisë, ka sekuestruar një sipërfaqe prej 247.000 metra katrorë në Himarë, që dyshohet se është përfituar me dokumente të falsifikuara. Vlera e pronave llogaritet nga autoritetet rreth 35 mln euro.
Akuza sqaron se bëhet fjalë për 30 pasuri në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë, të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
“Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara. Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar”, thuhet në një njoftim të prokurorisë së Vlorës.
Burimi