
U godit me thikë për vdekje/ Disa vite më parë, 34-vjecari u përfshi në plagosjen e një polici
👁13097
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, gjatë pasdites së sotme në Tiranë, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u godit me thikë nga Darmian Keli dhe më pas gjeti vdekjen në spital.
E teksa do të jenë hetime ato që pritet të zbardhin rrethanat e plota të vrasjes, dyshimet e para janë se Keli e goditi me thikë Hoxhallarin pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.
TV Klan shkruan se viktima rezulton të jetë person me precedentë penalë.
Në vitin 2015, kur ishte 25-vjeç, ai u arrestua së bashku kushëririn e tij për tentativë vrasje dhe plagosjen e një punonjësi policie. Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit dhe plagosjen e efektivit Roland Meta.
Burimi