Tri probleme me të cilat përballen pothuajse të gjitha çiftet sot
Kultivimi dhe mbajtja e një marrëdhënieje të shëndetshme romantike kërkon përkushtim dhe punë, të cilat mund të shpjegojnë, në një farë mënyrë, pse njerëzit thonë kaq shpesh se një raporti i caktuar nuk “funksionon”.
Në kuadrin e një marrëdhënieje, tre faktorë janë fajtorët më të mëdhenj për problemet me të cilat përballen pothuajse të gjitha çiftet.
Një sondazh i fundit, i kryer nga aplikacioni i takimeve “Couply” ku kishte një kampion prej 1000 personash, tregoi se tri pengesat kryesore për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë gjenden në problemet e komunikimit (56%), mungesa e kohës cilësore ( 37 %) dhe në vështirësi psikologjike (35%).
Vështirësi në komunikimNjerëzit kanë kode të ndryshme komunikimi. Durimi dhe respekti janë të nevojshme për të qenë në gjendje të bashkëjetojmë me gjysmën tonë tjetër. Megjithatë, shpesh, edhe me durim, problemet e komunikimit brenda një marrëdhënieje nuk ndalen.
Mungesa e kohës cilësoreVetëm sepse jeni ulur pranë njëri-tjetrit duke parë celularin për orë të tëra, nuk do të thotë se po kaloni kohë së bashku. Thuaji partnerit se dëshiron ta shohësh dhe të flasësh me të. Interesohuni se si ka qenë dita e partnerit. Tregoni me pyetje kuptimplotë se doni të filloni një bisedë që do të zgjasë. Një darkë, një shëtitje do t’ju japë kontakt kuptimplotë me partnerin tuaj.
Shëndeti mendorMe atë që po ndodh rreth nesh, është e arsyeshme që shpesh jemi të pushtuar nga emocionet negative. Frika dhe zemërimi janë kryesorët, ndërkohë që ritmet e çrregullimeve të ankthit dhe sulmeve të panikut janë vazhdimisht në rritje, me pasojë preken fuqishëm edhe marrëdhëniet e çifteve.
Burimi