
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Rëndohet bilanci, 59 viktima dhe 155 të lënduar
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa të lënduarit në 155.
Ai pohoi se në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarrikapërfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Po ashtu janë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë përgjegjës për këtë tragjedi të madhe në Maqedoninë e Veriut.
Burimi