
Tragjedia e Koçanit/ Ministri i Brendshëm maqedonas: 15 persona ndodhen në polici
👁1625
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka mbajtur një deklaratë për mediat lidhur me tragjedinë e ndodhur në klubin e natës në Koçan.
Toshkovski tha se lidhur me ngjarjen më shumë se 20 persona janë të dyshuar, ndërsa tregoi se aktualisht në stacionin policor ndodhen 15 persona. Ai gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish-sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas ministrit të Brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.
Burimi