Tjetër refuzim për komisionin “Xhafaj”, KLGJ: Të gatshëm për bashkëpunim, por jo pjesëmarrje. KLP ‘del nga rreshti’ “parimisht”

Tjetër refuzim për komisionin “Xhafaj”, KLGJ: Të gatshëm për bashkëpunim, por jo pjesëmarrje. KLP ‘del nga rreshti’ “parimisht”

KLGJ ka refuzuar të jetë pjesëmarrëse apo të përcaktojë ekspertë të saj në Komisionin anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj. KLGJ në një reagim të saj shprehet se është e gatshme për bashkëpunim, por jo për pjesëmarrje.
Në anën tjetër KLP, në një mbledhje informale, ka përcaktuar dy anëtarë të saj si përfaqësues në Komisionin e Posaçëm.
Në një njoftim zyrtar, KLP bën të ditur se në mbledhjen e 16 gushtit ëhstë është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision.
Në këtë kuadër, anëtarët e KLP-së, gjatë mbledhjes informale, kanë vendosur që të përfaqësohen me Arta Mandro, anetare jo prokurore dhe Vatë Staka, anëtar prokuror.
Megjithatë, mbledhja ka qenë informale dhe ende nuk ka vendimarrje zyrtare.
Deri më tani ky komision është refuzuar nga SPAK, Gjykata e Lartë, Kushtetuese, KLGJ, ILD dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Burimi