Tjetër aksident në punë, humb jetën punonjësi i fabrikës

Tjetër aksident në punë, humb jetën punonjësi i fabrikës

Një tjetër aksident në punë ka ndodhur këtë të hënë. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pas incidentit të ndodhur një fabrikë duralumini në Durrës.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri gjatë punës shtetasi D.N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia, pa bërë të ditur se në cilën firmë ka ndodhur ngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.
Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nga Janari deri në muajin tetor të vitit 2024 u raportuan 138 aksidente në punë, prej të cilave 26 me pasojë vdekjen. Një shifër në rritje kjo krahasuar me vitin 2023 ku u regjistruan 32 aksidente me 8 humbje jete. Ekspertët kanë shprehur shqetësim për mos respektim të protokolleve të sigurisë.
Burimi