
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital
👁1239
Dy motorë janë përplasur në aksin Kune-Shëngjin këtë të dielë. Si pasojë e përplasjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën, brenda pak orëve.
Aksidenti tjetër ndodhi ndodhi rreth orës 12:00 të së dielës në afersi të kryqëzimit të Kakarriqit. E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Shkodër, raportohet për një grua të plagosur rëndë
Burimi