
Tiranë – Shoqata e taksive në protestë, shoferët bllokojnë sheshin ‘Nënë Tereza’
👁1370
Shoferët e taksive, ndryshe nga ditët e tjera, sot nuk kanë dalë në punë dhe në shenjë proteste kanë rreshtuar të gjitha makinat e tyre në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.
Kjo protestë vjen si pasojë e kushteve sipas tyre të vështira të punës, që hasin çdo ditë.
Kjo është protesta e disatë që po zhvillohet nga kjo sindikatë që ngre shqetësimin se si taksi po punojnë edhe persona të palicensuar.
Gjithashtu, ata e kanë akuzuar bashkinë se licencat janë dhënë pa kriter dhe drejtorët e bashkisë po ndërhyjnë në treg për të pastruar paratë.
Burimi