Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj
Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.
Mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje të fortë hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore, përfshirë marrje të dëshmive.
Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë, lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.
Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.
Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut.
Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.
Burimi