Tërmet i fortë në Napoli, banorët e kalojnë natën jashtë

Tërmet i fortë në Napoli, banorët e kalojnë natën jashtë

Një tërmet i fortë me magnitude 4.4 ka goditur orët e para të së enjtes pranë Napolit. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë, tërmeti kishte një thellësi prej dy kilometrash në Pozzuoli.
Lëkundjet shkaktuan dëme strukturore në ndërtesa në perëndim të Napolit, ku banorët në panik dolën në rrugë, shumë prej tyre duke kaluar natën në makina. Zjarrfikësit shpëtuan një grua pasi tavani në shtëpinë e saj u shemb. Qarkullimi hekurudhor në Napoli, u pezullua si masë paraprake.

#Terremoto ai Campi Flegrei, magnitudo 4.4: danni a Bagnoli e Fuorigrotta. pic.twitter.com/CRYI25xhyj
— MC (@Virus1979C) March 13, 2025

Ndërkohë sipas autoriteteve lokale shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të qetë. Tërmeti ishte me të njëjtin intensitet të lartë si ai i Majit të kaluar, më i forti që goditi Campi Flegrei në 40 vjet.

Altro video di una casa che sembra essere a Bagnoli #Terremoto #napoli pic.twitter.com/HQsFQfU6Ug
— laccio (@laccio) March 13, 2025
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente