Tentoi të kalonte kufirin me Porsche Panamera të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Tentoi të kalonte kufirin me Porsche Panamera të vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur.
Mediat lokale bëjnë me dije se makina ishte me targa shqiptare, por rezultonte e vjedhur në Norvegji.
“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, deklaron policia.
Ndërsa vijojnë procedurat, automjeti ndodhet bazën e Interpolit.
gijotina.com/
Burimi