Tensionet vijojnë/ Noka shkul mikrofonin e Sekretariatit të Etikës, Bushka ndërpret mbledhjen: Ik qërohu!
Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.
Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.
“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.
Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.
Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.
Pjesë nga përplasja:
Noka: Nxirri jashtë (për gardën)
Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.
Bushka: Me mikrofonin ç’pate?
Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.
Bushka ndërpret mbledhjen
Noka: Ik qërohu!
Burimi