Tensionet jashtë Kuvendit, deputetët e PD nuk lejojnë socialistët të futën në Kuvend: S’ka bir k*rve të më ndalojë mua

Tensionet jashtë Kuvendit, deputetët e PD nuk lejojnë socialistët të futën në Kuvend: S’ka bir k*rve të më ndalojë mua

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar të futen në seancën parlamentare, duke bërë që të ketë përplasje me Gardën e Republikës.
Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.
Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.
Edhe deputeti i mazhorancës, Frrok Gjini është përplasur me deputetët e PD, të cilët nuk po e lejonin që të futeshin brenda seancës plenare.

Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet ne Kuvend, por nuk e kanë lejuar. Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: Nuk ka bir k*rve të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament.
Burimi