Tensione në Komisionin për Shëndëtësinë, Vokshi: Votat i blini me ilaçe e patronazhistë

Tensione në Komisionin për Shëndëtësinë, Vokshi: Votat i blini me ilaçe e patronazhistë

Janë ngritur tonet në Komisionin për Çështje Sociale dhe Shëndetësi, që ka zhvilluar një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, lidhur me hartimin e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2024.
Albana Vokshi ka debatuar me sekretarin Ilirian Pendavinji, duke e akuzuar se kjo mazhorancë i ka blerë votat me ilaçe.
Vokshi: Të ishte për ju nuk duhet të ekzistonte opozita, madje edhe vendin tuaj, të mos ishit ju por 140 Edi Rama. Kryetarët e opozitën duhet t’i caktoni ju…
Pendavinji: Shyqyr ju kemi ju!
Vokshi: Po shyqyr që jemi ne. I keni vjedhur dhe abuzuar votat, keni përdorur bandat kriminale dhe patronazhistët që i vini koordinator në dyert e spitaleve ndaj silleni me abuzim ndaj pacientëve, sepse atë votën ia keni blere me një kurë, me një ilaç.
Nëse do të reagonim për raportin e KLSH mbase gjërat do të ishin pak më ndryshe.
Gjatë diskutimeve, anëtarët u ndalën e dhe te skandali ditëve të fundit që Prokuroria e Posaçme zbuloi në spitalin Onkologjik.
Deputeti i PS Ilir Metaj u shpreh se “Llumrat kanë ekzistuar dhe ekzistojnë. Ne jemi këtu për të pastruar llumin. Duhen buldozer për të pastruar llumin”.
Nga ana tjetër, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se sistemi shëndetësor në vendin tonë ka shumë probleme.
“Unë nuk përjashtoj që mes keqbërësve ka edhe mjekë. Keqbërësi më i madh në Shqipëri është kryeministri, është gjithë hallka e sistemit shëndetësor me probleme. Shumë ilaçe nuk rimbursohen dhe kjo bën që shqiptarët të jenë në kushte barbarie. Sistemi shëndetësor është ndërtuar i tillë, që lë vend për abuzime”, tha ai.
 
Burimi