
Të shtëna me armë në një gjimnaz në Bosnjë Hercegovinë, tre të vdekur dhe një i plagosur
👁908
Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona dhe një tjetër është plagosur.
Autori i të shtënave dyshohet se është një punonjës i gjimnazit në Sanski Most, i cili ka shpërthyer në mbledhjen e pedagogëve dhe ka hapur zjarr ndaj tyre.
Ndërkohë mes viktimave është edhe drejtori i shkollës.
Mësohet se autori tentoi të vriste veten, por i mbijetoi plagëve dhe u dërgua në spital.
Burimi