“Të mos ketë fjalime”/ Protesta e 7 tetorit, Noka e Bardhi u japin porositë kryetarëve të degëve

“Të mos ketë fjalime”/ Protesta e 7 tetorit, Noka e Bardhi u japin porositë kryetarëve të degëve

Pasditen e kësaj të premte në selinë e PD u zhvillua një takim për organizimin e protestës së të hënës (7 tetor).
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Drejtuesit Politik dhe Kryetarët e Degëve të PD.
Burime bëjnë me dije se në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës së të hënës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 Tetor. Kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile.
Sekretari i Përgjithshëm i PD  Flamur Noka ka sqaruar se e hëna është dita e protestës për gjithçka Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në 12 vjet.
“Asgjësimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë”- mësohet të jetë shprehur Flamur Noka.
Të hënën 7 Tetor 2024, ora 18:00 PD ka thirrur një protestë kombëtare dhe që fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë Tiranën.
gijotina.com/
Burimi