
Të mbijetuarit e bombës atomike fitojnë Nobelin për Paqen
Një grup japonez i të mbijetuarve nga bomba atomike, i quajtur Nihon Hidankyo, ka fituar Çmimin Nobel për Paqen 2024.
Kryetari i Komitetit të Nobelit Joergen Watne Frydnes vlerësoi “përpjekjet e jashtëzakonshme për të arritur një botë pa armë bërthamore”.
Fituesi u shpall në një ceremoni në Oslo të premten, ku Frydnes tha se grupi kishte “kontribuar shumë në krijimin e tabusë bërthamore”.
Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi përdorimin nga grupi të dëshmive për të siguruar që armët bërthamore të mos përdoren më kurrë.
Instituti Norvegjez Nobel tha se 286 kandidatë ishin nominuar për çmimin e paqes të këtij viti, një numër që përfshin 197 individë dhe 89 organizata.
Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut Narges Mohammadi fitoi çmimin në vitin 2023, kur u nderua për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran.
Burimi