“Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, Vjosa Osmani uron Shkurte Fejzën

“Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, Vjosa Osmani uron Shkurte Fejzën

Dje, këngëtarja Shkurte Fejza mbajti koncert për nder të 50 vjetori të karrierës së saj në muzikë.
Ndër të ftuarit ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka lartësuar muzikën e saj, duke thënë se “në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës”.
Postimi:
Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!
Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!
Edhe kryeministri Albin Kurti në koncertin “50 vjet zëri i kombit” të këngëtares Shkurte Fejza mbrëmë tha se ajo e ka frymëzuar dhe ngushëlluar popullin në robëri e i ka dhënë shpresë e forcë
“Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin”, u shpreh ndër të tjera ai.
Burimi