
“Të gjithë bashkë më 11 Korrik!” Salianji në Kavajë: Qeveria, kafshatë që s’kapërdihet
👁870
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim në Kavajë.
Ai u shpreh se gjithçka që kjo qeveri ka prodhuar në 3 mandate kanë qenë korrupsioni, varfëria dhe shpopullimi.
Salianji u shpreh se ka ardhur koha që kjo të marrë fund, duke ftuar qytetarët që të jenë në protestën e 11 korrikut.
Postimi:
Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!
Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!
Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00!
Burimi