Taksisti shqiptar sulmohet me çekiç: Po lë gruan me fëmijët në shtëpi për t’u vrarë në rrugë!?

Taksisti shqiptar sulmohet me çekiç: Po lë gruan me fëmijët në shtëpi për t’u vrarë në rrugë!?

Një 38-vjeçar shqiptar i cili punon si taksist në Itali është sulmuar agresivisht nga një klient senegalez.
Shqiptari arriti të dilte në kohë nga taksia dhe të kërkonte ndihmë nga policët që ndodheshin aty pranë.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, shqiptari ka reaguar për ngjarjen që mund të kishte përmasa edhe më të rënda.
Ai thotë se lënia e gruas dhe tre fëmijëve në shtëpi, për t’u vrarë në rrugë nuk ka vlerë pasi rreziqet e profesionit pranohen deri në një pikë të caktuar.
“Puna, lënia e gruas dhe tre fëmijëve në shtëpi, për t’u vrarë në rrugë? I pranoj rreziqet e profesionit, por deri në një pikë të caktuar. Pastaj ankohemi se natën nuk ka taksi…»
Mbrëmjen e së dielës shqiptari rrezikoi realisht të mos kthehej në shtëpi te fëmijët e tij pas momenteve të terrorit nga 25-vjeçari senegalez i cili kishte hipur pranë stacionit hekurudhor San Donato Milanese për t’u kthyer në kryeqytet.
Por kur ai mbërriti në destinacion, para se të bënte pagesën 80 euro, sulmoi me çekiç shqiptarin i cili u shpëtua nga policët dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Shqiptari duhet të qëndrojë 15 ditë në shtëpi të shërohet nga plagët e marra, ndërsa senegalezi u la në “arrest shtëpie”.
 
Burimi