Takimi i Ramës dhe Ballukut në Turqi, Berisha: Fituan 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë

Takimi i Ramës dhe Ballukut në Turqi, Berisha: Fituan 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me denoncimin e djeshëm të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili denoncoi aferën sipas tij korruptive të tunelit të Llogarasë.
Ahmetaj tha se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro u anulua pas presionit ndaj pronarit të kompanisë dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë, ndërkohë që punimet i bëri sërish kompania shqiptare që fitoi tenderin në fillim, si nënkontraktor.
Ndërkohë, Berisha në rrjetet sociale ka publikuar një postim të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila mban datën 3 Qershor 2021 dhe shfaqet krah kryeministrit Edi Rama në Ankara dhe konfirmon takimet për projektin.
“Produktiviteti i madh i takimit të Ramës dhe Ballukut në Turqi, fituan 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë!” – shkruan Berisha krahas postimit të Ballukut.
Burimi