Sulmohet me predha selia e Kryqit të Kuq në Gaza, 22 të vdekur dhe 45 të plagosur
👁2185
Zyra e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, e rrethuar nga qindra civilë të zhvendosur nga zona e luftës dhe që tashmë që jetonin në tenda, u dëmtua nga disa predha.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kryqi i Kuq njofton se nga sulmi kanë mbetur të vrarë 22 persona , si dhe janë plagosur 45 të tjerë.
“Menjëherë pas bombardimit 22 të vdekur dhe 45 të plagosur u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq aty pranë. Të qëllosh në mënyrë kaq të rrezikshme pranë strukturave humanitare rrezikon jetën e civilëve dhe punonjësve humanitarë”,- nënvizon Komiteti.
Burimi