Sulmi terrorist serb në Banjskë, Prokuroria Speciale shumë shpejt me akuza ndaj Radoiçiçit

Sulmi terrorist serb në Banjskë, Prokuroria Speciale shumë shpejt me akuza ndaj Radoiçiçit

Kur po bëhen 11 muaj nga sulmi terrorit i 24 shtatorit në veri të Kosovës, organi i Prokurorisë Speciale të Kosovës ende nuk ka përmbyllur hetimet për të ngritur një akuzë për këtë rast, si më të rëndin që ka përjetuar shteti i Kosovës.
Retorika në gjuhën politike se duhet të ndëshkohet Serbia, si shtet nxitës, dirigjues dhe sponsorizues nuk ka marrë përgjigje. Lidhur me përplasjet e fundit apo deklarimet e qeverisë, eksperti i çështjeve penale Arbër Jashari, thotë se hetimet janë në përfundim.
Sa i përket arsyeve që kanë çuar në vonesën e ngritjes së aktakuzës, Jashari thekson “se ky është rasti më i komplikuar që ka drejtësia e vendit”.
Sa i përket shqetësimeve të kryeministrit, Jashari shprehet: “Prokuroria për çështjet të cilat nuk janë fare çështje penale, e thirr ministren dhe e mban dy ditë, ja humb dy ditë të punës që mund të jenë shumë të dobishme në programin e saj.”
Se ku saktësisht ndodhet Radoiçiç, nuk është e qartë, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha pas sulmit “se ai gjendet në territorin e Serbisë”.
Në fund të vitit të kaluar, në bazë të një kërkese të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës, organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrest ndërkombëtare për Milan Radoiçiçin.
Burimi