Sulmi i Iranit mbi Izraelin, reagon Berisha: Agresion i hapur

Sulmi i Iranit mbi Izraelin, reagon Berisha: Agresion i hapur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagon pas sulmit më të fundit me raketa nga Irani mbi Izraelin.
Berisha tha se ky është një agresion i hapur.
Reagimi
Sulmi i Ajetullahëve të Teheranit kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi!
Mbrëmë Ajetullahët e Iranit ndërmorën një sulm, agresion ajror me qindra raketa kundër Izraelit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm si një shpallje lufte të hapur ndaj shtetit të Izraelit dhe si një akt qe dëshmon dhe njëherë se regjimi i Ajetullahëve të Teheranit është një faktor madhor destabilizimi në rajon dhe në botë.
Burimi