Sula shpërthen ndaj Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, jua apo ne?

Sula shpërthen ndaj Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, jua apo ne?

Deputeti Dashnor Sula dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë përplasur me njëri tjetrin, pasi ajo i ka kërkuar ligjvënësit demokrat që të flasë për procedurë, përndryshe do t’ia ndërpresë fjalën.
Kjo gjë e ka nervozuar Sulën i cili i është përgjigjur Nikollës duke i thënë se mund të bëjë ç’të dojë, madje t’i ndërpresë dhe rrogën e mandatit, por i kërkoi të presë njëherë në mënyrë që të nisë të flasë për të kuptuar se çfarë do të thotë.
“Ti ndërprite fjalën, na ndërprit dhe rrogën edhe mandatit, ca të duash bëj. Ta filloj njëherë ti se di çfarë do them, e ke bërë modë.
Jemi institucion, ka një procedurë sesi duhet të sillen dhe flasin deputetët, po institucionet e tjera a kanë procedurë. Kanë. Cila është procedura? Parandalimi. Parandalimi i vjedhje dhe korrupsionit. Ma gjeni një rast të vetëm kur është parandaluar.
Sa për drejtësinë që flisni këtu, kush i ka njerëzit në burg? I keni ju apo ne? Atëherë drejtësia të cilin thoni se e kemi sulmuar ne, atëherë pse nuk ka këtij nga opozita.”, tha Sula.
 
Burimi