Sula për socialistët: Këta duan të vjedhin dhe me karriget

Sula për socialistët: Këta duan të vjedhin dhe me karriget

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i ftuar në News24, ka komentuar përjashtimin e tij me 40 ditë nga Kuvendi, pas tensioneve të shkaktuar në seancën plenare të ditës së hënë.
Sula e konsideroi si ekstrem dënimin me 40 ditë, ku sipas tij tregon egërsinë dhe hakmarrjen e madhe të socialistëve. Ai deklaroi se një dënim me 7 apo 10 ditë do të bënte sens, duke shtuar se ai thjesht ka marrë karrigen e tij dhe e ka nxjerrë jashtë për të bërë tubim.
Sula deklaroi se gjatë Qeverisjes së Berishës nuk mund të gjesh dënim me më shumë se 10 ditë, pasi sipas tij, lideri demokrat deklaronte se opozita vetëm fjalën ka.
Deputeti demokrat shtoi më tej se socialistët duan të vjedhin edhe me karriget, pasi i kanë faturuar 500 mijë lekë, edhe pse ato kanë aty 15 vite në përdorim.
“Të garantoj në emër të të gjithë kolegëve mos mendoni se ne kemi dëshirë të jemi në këtë situatë. Ne jemi deputetë që kemi shkuar aty për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por arrogance, sjellja e kësaj mazhorancë që nuk të lejon në përmbushjen e detyrës. Ata duan që ne të shkojmë në Kuvend, të flasim aq sa duan ata, që të mos ngremë zërin, të marrim rrogën dhe kaq.
arlamenti po mbush 20 vite dhe nga 2005-2013 kam qenë në mazhorancë dhe nëse do të gjejnë një vendim të një deputeti nëse ka vuajtur më shumë se 7 apo 10 ditë përjashtim. Kishte edhe në atë kohë, koka të nxehta që kërkonin të dënoheshin deputetët socialistë në atë kohë shumë më ashpër, por z. Berisha thonte se opozita vetëm fjalën ka
Unë jam përjashtuar me 40 ditë. Edhe kjo mazhorancë ka bërë akte të forta në këtë Parlament, por nuk ka qenë ky ndëshkim. Edhe marrëdhënia aty është kolegësh, por këta kanë një egërsi dhe hakmarrje të madhe. Mua më kanë pezulluar disa deputetë aty që nuk i njoh. Vijnë firmosin si marioneta. Më ka dënuar Klotilda Bushka. Si mund të më dënosh 40 ditë mua dhe kolegët. Unë personalisht kam marrë një karrige e kam nxjerrë jashtë, ndërkohë Edi Paloka nuk ka qenë fare dhe është dënuar me 10 ditë. Unë kam marrë karrigen time dhe e kam nxjerrë jashtë, për të bërë tubim. Meritoj dënim, ok? Po dënim në porpocianalitet. Një dënim 7-10 ditor do të përbënte sens.
A e dini ju që në procesverbal thuhej se Sula ka bërë zhurmë dhe ka shqetësuar kolegët. Unë u dënova se shurdhova nga veshët kolegët socialist, e kuptoni se çfarë thuhet. Mund të më dënonim me 30, por jo me 40 si në të 40-tat.
Karrigia ka 15 vite që është bërë. Duan të vjedhin edhe me çmimin e karrigeve. Janë karrige që kanë 15 vjet që përdoren dhe sot e nxjerrin me çmimin 500 mijë lekë”, tha Sula.
Burimi