Sula ironizon: Sot u celebruan në martesë PD dhe PS, por mungon babai i të gjithëve

Sula ironizon: Sot u celebruan në martesë PD dhe PS, por mungon babai i të gjithëve

Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi një ditë të veçantë, një ditë celebrimi martese, mes PD dhe PS, marrëveshjen e arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sula me nota ironie tha se në një ditë kaq të veçantë si kjo ceremonia e martesës, si ka mundësi që të mungojë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dëshmitarë të kësaj martese.
“Sot është një ditë e veçante, një ditë cereblimi të martesës mes PD dhe PD. Unë mendoj që nuk ka moral që në këtë ditë kaq të rëndësishme të mungojë kryeministri, të mungojë kabineti qeveritar, të mungojnë deputetet në këtë ceremoni martesore. Prandaj do të kërkoja që të ndërpritet seanca për pak minuta ose edhe për orë të tëra presim që të na vijë kryeministri Edi Rama, që është babai i gjithë neve. Të bëjmë diskutim serioz. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime”, tha Sula.
Burimi