Studimi: Shtatzënia modifikon trurin e gruas
Shtatzënia modifikon trurin e gruas. Sipas një pune studimore, shumë zona cerebrale pësojnë reduktim, por në të njëjtën kohë forcohen shumë lidhjet mes qelizave nervore.
Ekspertët shprehen se i gjithë ky proces mund të konsiderohet një metamorfozë e mirëfilltë, pasi shtatzënia ndryshon plotësisht anatominë e këtij organi kaq kompleks.
Më në hollësi, nëpërmjet edhe videosimulimit, volumi i masës gri dhe trashësia e kores së trurit reduktohen, struktura e masës së bardhë përmirësohet, dhe e njëjta gjë verifikohet edhe në lëngun cerebralospinal.
Imazhet janë marrë me rezonancë magnetike tek një grua 38-vjeçare, e cila është ndjekur duke nisur nga 3 muaj para shtatzënisë, e deri në 2 vjet pas lindjes së fëmijës.
Të dhënat e këtij studimi mjaft të rëndësishëm, i pari në llojin e tij, janë vënë në dispozicion të gjithë komunitetit shkencor, dhe konsiderohen një pikënisje për studimin e trurit në detaje, por edhe për mjekësinë në tonalitetin e saj.
Puna shkencore është realizuar nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara dhe është publikuar në revistën Nature NeuroScience.
Burimi