Studimi: Ja shkaktari që flokët kthehen në gri
Shkencëtarët amerikanë besojnë se mund të kenë zbuluar pse flokët tanë bëhen gri ndërsa plakemi. Ekipi nga Universiteti i Nju Jorkut tha se procesi i thinjave ishte për shkak të humbjes së aftësisë së qelizave që prodhojnë pigment për të maturuar dhe ruajtur ngjyrën.
Ekipi nga Universiteti i Nju Jorkut (NYU) studioi procesin te minjtë, të cilët kanë qeliza identike për ngjyrën e leshit. Ata thonë se puna e rëndë bënë shpejton procesin e zbardhjes së flokëve. Gjetjet mund të ndihmojnë gjithashtu në të kuptuarit e trajtimit të disa kancereve dhe kushteve të tjera mjekësore.
Flokët e rinj rriten nga gjëndrat e qimeve, që gjenden në lëkurë, ku ndodhen edhe melanocitet që prodhojnë pigment. Ekipi i NYU Langone Health përdori skanime speciale dhe teknika laboratorike për të studiuar procesin e plakjes së qelizave. Ndërsa flokët plaken, bien dhe pastaj rriten në mënyrë të përsëritur, një numër në rritje i qelizave burimore të melanociteve bëhen të ngadalta në punën e tyre.
Qelizat staminale ndalojnë së rrotulluari rreth folikulit dhe fiksohen, duke dështuar kështu të maturohen në melanocite të plota. Pa prodhuar pigment, flokët bëhen gri, të bardhë ose të argjendtë.
“Studimi ynë i shton të kuptuarit tonë bazë se si funksionojnë qelizat burimore të melanociteve për të ngjyrosur flokët. Mekanizmat e sapogjetur rrisin mundësinë që i njëjti pozicionim fiks i qelizave burimore të melanociteve mund të ekzistojë te njerëzit. Nëse po, ai paraqet një rrugë të mundshme për të rikthyer ose parandaluar thinjat” i tha revistës Nature hetuesi kryesor i studimit Dr Qi Sun, një student pas doktoraturës në NYU Langone Health.
Burimi