Studimi: 8 mijë hapa në dy ditë përmirësojnë dhe zgjasin jetën
Me oraret dhe ngarkesat tona gjithnjë në rritje, mund të jetë e vështirë të gjesh kohë për të ushtruar.
Por një studim i ri ka zbuluar se ecja mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për një jetë të shëndetshme dhe më të gjatë.
Një studim i ri i cili u botua në JAMA ka zbuluar se, konkretisht, 8000 hapa një ose dy herë në javë mund të jenë të mjaftueshme për të përmirësuar shëndetin.
Studiuesit zbuluan se njerëzit që ecnin 8000 hapa ose më shumë (rreth katër milje) një ose dy herë në javë kishin përfitime kardiovaskulare dhe shkallë më të ulët të vdekshmërisë pothuajse njësoj si ata që bënin të njëjtën distancë çdo ditë.
Për sa i përket gjetjeve, njerëzit që ecnin të paktën 8000 hapa një ose dy herë në javë kishin një rrezik 15% më të ulët për të vdekur në 10 vitet e ardhshme. Ndërsa ata që bënin 8000 ose më shumë hapa tre deri në shtatë ditë në javë kishin një rrezik 16.5% më të ulët – krahasuar me individët që bënin shumë pak hapa në ditë.
Studiuesit sugjerojnë se, për të rriturit që përballen me vështirësi në ushtrimin e rregullt, arritja e hapave të rekomanduar ditore vetëm disa ditë në javë mund të ketë përfitime domethënëse shëndetësore.
Vlen të theksohet se ky studim nuk merr parasysh aktivitete të tjera që mund të ndihmojnë shëndetin e zemrës, si çiklizmi apo noti.
“Aktiviteti fizik është i mirë për kockat, trurin, sistemin imunitar, nivelet e stresit dhe gjumin tuaj. Aktiviteti fizik është burimi i rinisë. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Mos u ulni para kompjuterit tuaj gjatë gjithë ditës – ngrihuni dhe lëvizni të paktën një herë në orë”, është shprehur Dr Holly S. Andersen.
Burimi