
Spiropali paralajmëron ndjekje penale: Skenë krimi për t’u marrë organet ligjzbatuese
Kryetarja e Kuvendit reagon pas kaosit dhe skenarëve të dhunës së opozitës duke paralajmëruar ndjekje penale.
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.
Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruan Spiropali.
gijotina.com/
Burimi